Shpreh falenderimet e mia më të thella për besimin dhe mbështetjen që më është dhënë si kandidat për kryetar bashkie për qytetin e Vlorës nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama.
Si kandidat për kryetar bashkie do të punoj me përkushtim për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar për qytetarët e Vlorës , duke mbështetur rritjen ekonomike, turizmin dhe infrastrukturën e qytetit, dhe në veçanti ndër prioritetet kryesore është ruajtja e mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës në qytet.
Do të jetë një nder dhe privilegj për mua që t’ju tregoj se kam vizionin, energjinë dhe përvojën e nevojshme për të krijuar një qytet më modern dhe më të zhvilluar për të gjithë ne.
Qyteti i Vlorës, ku unë jam lindur dhe rritur, është një qytet i rëndësishëm për të gjithë vendin, me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore dhe turistike.
Në këtë fushatë zgjedhore për kryetar bashkie të Qytetit të Vlorës, unë nuk do të isha këtu sot pa ndihmën dhe përkrahjen e një ekipi të mrekullueshëm njerëzish të Partisë Socialiste të Vlorës, të cilët po punojnë bashkë me mua për të realizuar të gjitha projektet që na presin.
Ju ftoj të më bashkoheni në këtë sfidë dhe për të bërë Vlorën një qytet model suksesi dhe të zhvilluar.
Faleminderit për besimin tuaj!

