Categories Lajme, Sport

Ervis Bici shpallet kampion Europe, ja kujt ja dedikon fitoren

Shqiptarët po lënë gjurmë në sportet e arteve marciale apo boks, por fitorja e fundit merr vlerë sepse kampioni ynë ka pasur një dedikim vërtet emocionues dhe të ardhurat nga titulli kampion Europe i ka dhuruar për dy fëmijë në nevojë.

Ervis Bici fitoi ndeshjen e fundit në Torino të Italisë, që ishte për titull Europe në Muay Thai, në federatën “Top Kombat Confederation”, ku njihet në 36 shtete. Kundërshtari ishte francezi Raphael Parfaid.

“Këtë sukses ua kam dedikuar 2 fëmijëve shqiptarë, 6 vjeçarit Aldos nga Kruja dhe Albatrikut nga kosova. Dhe si gjithmonë fshatit Armath, aty ku linda. Stërvitjen e kam zhvilluar me kushëririn tim Ermirjan Bici dhe legjendën e ringut, mikun e shqiptarëve, Sak Kaoponlek” – u shpreh Ervis Bici për “Konica.al”.

Ervis Bici është një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon me familjen e tij në Brescia, Itali. Pasioni i tij për disiplinën “Muay Thai” ka lindur në vitin 2015, kur duke shëtitur me të dashurën e tij, i la mbresa një duel që po zhvillohej në rrugë.

E nis karrierën e tij me dy fitore me nokaut dhe, në 2016, ai u ftua për të konkurruar për titullin italian në një ngjarje të organizuar nga Rimini, ku Bici mundi të triumfojë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Karriera e tij, prej atëhere, vazhdon me pesë fitore, në po kaq ndeshje.

Ai është trajnuar me kampion Thai, Sak Kaoponlek, gjashtë herë kampioni i botës dhe luftëtar i vitit në 1995 në Tajlandë. Në prill të vitit të kaluar, federata “Top Combact” i komunikon atë të jetë sfiduesi i luftëtarit Giuseppe Giacomazzi për titullin italian.

Por, gjatë përgatitjes Ervisi pësoi një dëmtim në gjurin majtë, teksa ishte duke ecur me bicikletë. Organizatorët njoftojnë se një tjetër sfidues është gjetur. Por Bici nuk heq dorë, pavarësisht nga dhimbjet e shumta, në konsultim me trajnerin e tij Kaoponlek, të vendos për të marrë pjesë dhe mposht Giacomazzin, duke u kurorëzuar kampion në Itali për herë të dytë.

Ndjenjat patriotike ndaj vendlindjes së tij janë shumë të forta. Ai ka marrë nofkën “Shqiponja e Zezë” dhe konkurron me emrin “Iliria e lashtë”. Flamuri shqiptar është gjithmonë i pranishëm në çdo sfidë, por edhe stërvitje apo promovim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME