Maurizio Sarri beson se tani është koha që Chelsea të vendos të ardhmen e yllit belg, Eden Hazard. Spekulimet për një transferim të mundshëm të tij vazhdojnë ende, pasi belgu ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me Chelsean apo jo, transmeton Gazeta Express. “Nuk e di por është koha për të vendosur”, u përgjigj kështu Sarri në pyetjen se a do të mbetet Hazard në “Stamford Bridge”. “Unë jam trajneri. Unë nuk jam presidenti. Unë dua të flas me të vetëm për pozitën e tij në fushë”. “Mendoj se duhet ta zgjidhim problemin”.
Categories
Sport
“Është koha të vendosim për të ardhmen e Hazardit”
