Categories Lajme

Fajon e zhgënjyer me BE-në: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Fajon, deputete në Parlamentit Europian dhe raportuese për vizat në këtë institucion ka konfirmuar se Austria, si kryesuese e BE-së, nuk do ta fusë në rend të ditës votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e cilësuar situatën si “frustuese”, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Fajon, sipas këtij burimi, ka shfaqur drojën se ky skenar do të përsëritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm nga Rumania, vendi që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se asnjë nga vendet që do të kryesojnë gjatë dy vjetëve të ardhshme nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë në rend të ditës çështjen e vizave për Kosovën.

Eurodeputetja ka paralajmëruar se bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë një letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të premtimit.

“Qytetarët e Kosovës janë me të drejtë të zemëruar”, është shprehur Tanja Fajon, duke folur për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor në konferencën e organizuar think-tank, Frends of Europe.

“Unë do t’i tregoj me gisht qeveritë e BE-së që nuk janë në gjendje të përmbushin premtimet”, ka thënë ajo.

Ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së mblidhen me 6 dhjetor në Bruksel.

Shtyrja e liberalizimit të vizave për kosovarët është konfirmuar dje nga komsionari i BE-së, Johanes Hahn, i cili tha se koha optimale për liberalizimin e vizave është viti 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME