Categories Lajme

Festa e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët

Të premten besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin një nga festat më të rëndësishme për ta.

Për këtë ditë Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët.

Në një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.

“Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak. Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë. Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, shprehet kreu i KMSH.

Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku bën me dije se Falja e namazit të bajramit do të bëhet në orën 06:15.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati të flijonte djalin e tij për hir të zotit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME