Categories Lajme

Fier/ Lumi Gjanica kthehet në damarin e gjelbër të qytetit

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantieret e transformimit shembullor të Fierit, ku lumi Gjanica është kthyer nga një burim përmbytjesh e pisllëku, në damarin e gjelbër dhe gravitetin urban të qytetit. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Kryeministri Rama inspektoi fillimisht segmentin e unazës së vogël të qytetit, ku operojnë një numër i konsiderueshëm biznesesh.

“Kjo është pjesë e unazës së vogël, por sigurisht është kthyer në aks kryesor të qytetit. Ka një numër të konsiderueshëm biznesesh ndaj vendosëm bashkërisht ta financonim këtë projekt. Punimet përgjithësisht kanë ecur mirë, projekti është i plotë duke filluar nga punimet kryesore, riparimet e ujësjellësit si dhe trotuareve, ndriçimi, gjelbërimi dhe fasadat, që kanë nevojë se janë pallate përgjithësisht të vjetra të ndërtuara para viteve ’90. Do të ketë unifikim fasadash”, informoi Subashi. Ai u shpreh se “ka disa prishje për të hapur minisheshet dhe për t’i shndërruar në minilulishte me stola dhe me pemë për të gjithë banorët e pallateve”. Subashi tha se projekti është i plotë me korsi biçikletash, me ndriçim, gjelbërim dhe të gjitha.

Ai theksoi se “ky është një aks që do të shërbejë më tepër për qytetarin sesa për unazë, se këtu nuk lejohen makinat e rënda, ndërsa unaza e madhe e qytetit është më në perëndim”. “Kjo e lehtëson shumë trafikun dhe do u japë zhvillim shumë të madh edhe bizneseve. Pra nuk është puna thjesht se po bëjmë një gjë të bukur nga pikëpamja urbane arkitektonike etj., por besoj do të ketë impakt shumë të madh edhe nga pikëpamja e zhvillimit të gjithë këtyre bizneseve edhe nga pikëpamja ekonomike ka impakt”, tha Subashi.

Ai theksoi se afati i përfundimit të punimeve është deri në nëntor, por besoj se firma që po punon deri nga gushti ose shtatori do e përfundojë, sepse dhe gjatë kësaj periudhe kanë punuar dhe kanë vazhduar punën nuk e kanë ndërprerë”. Subashi theksoi se “do të vazhdojë edhe aksi që lidh Zogun e Zi deri te stadiumi dhe gjithë unaza duhet me të njëjtin standard dhe i jep vlerë gjithë kësaj pjesës së qytetit”.

Ai theksoi se po krijojmë hapësirat e duhura edhe për trotuarin edhe për korsinë e biçikletave nga të dyja anët. Kryeministri Rama inspektoi po ashtu edhe punimet që po kryhen në pjesën fundore të projektit të qendrës, aty ku po ndërtohet ura e re, e cila do të lidhë lagjen “1 Maji”, duke shmangur trafikun e qytetit dhe duke e parë me perspektivë gjithë zhvillimin e zonës.

“Ura pothuajse ka përfunduar vetëm do të bëhet lidhja me segmentin, kanë ngelur vetëm 60 metrat e fundit të betonimit të skarpateve dhe sistemimi i tyre dhe trotuaret. Këtu është fundi i projektit dhe mbi urë do shikojmë Fierin sot dhe Fierin si ka qenë dje. Në njërën anë të urës duket Gjanica siç ishte dhe në anën tjetër puna fantastike që është bërë dhe si u shndërrua”, tha Subashi. Ai theksoi se projekti ka impakt edhe për bizneset e zonës të cilat përmbyteshin sa herë dilte Gjanica. “Ky është vazhdimi i projektit me trotuare, shëtitore dhe të gjitha. Kemi planifikuar Pallatin e Sportit”, tha Subashi. Kryeministri Rama sugjeroi që në pjesën në vazhdim të lumit Gjanica, të krijohen shtigje në natyrë me gjelbërim, ndërsa skarpatet të mbushen me shkurre e lule”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kokaina në lëkurë gjedhi, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi këta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitën argjendarinë dhe morën bizhuteri me vlerë 300 mijë euro, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Një shqiptar u arrestua me akuzën se kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Murtaja Afrikane e Derrave, identifikohen 21 derra të ngordhur në zonën e Ishull-Lezhës

Murtaja Afrikane e Derrave është identifikuar në zonën e Ishull-Lezhës, ku deri më tani janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Dhjetor 2024

Dashi Dielli do ju furnizojë me energji gjatë kësaj dite, e cila do të jetë…

LEXO ME SHUME