Gjashtë persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkaq, policia bën me dije se janë pezulluar 8 leje drejtimi gjatë javës që lam pas dhe janë vendosur 1207 masa administrative. Në njoftimin e bluve thuhet se: “Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt. Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alk oolit. Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon.
8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; 255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 128 masa për përdorimin e aparatit celular; 314 masa për parakalime të gabuara; 88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; 5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; 388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti. Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës”.
