Në Fier, Kukës dhe Korçë janë shtuar rastet me koronavirus, të cilat pritet të konfirmohen sot nga ministria e Shëndetësisë. Ka shkuar në 35 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Fier. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar edhe 3 raste të reja. Burimet bëjnë të ditur se 3 rastet e reja janë vatër e re infeksionit. Mostrat për këta persona janë marrë në datën 14 prill.
Ndërkohë në Kukës kanë rezultuar me koronavirus edhe 3 persona të tjerë, personel mjekësor, duke e cuar në 9 numrin e të infektuarve. Ndërsa në Korçë rezulton se një e moshuar 80-vjeçar është infektuar me virusin e ri. Ajo është gruaja e një 84-vjeçari, i cili rezultoi pozitiv në datën 23 mars.