Një 67-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit, pasi ka qëlluar me armë gjahu kafshën shtëpiake, (qen) duke i marrë jetën.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 67-vjeçarit për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka falënderuar median dhe qytetarët për denoncimin e këtij rasti dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla në numrin 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, me qëllim mbrojtjen e kafshëve dhe ndëshkimin e çdo akti dhune ndaj tyre.
NJOFTIMI
Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet momenti ku një kafshë shtëpiake (qen) është qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet procedurale për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të vrasjes së kafshës. Si rezultat i veprimeve për këtë rast, u shoqërua autori i dyshuar, shtetasi Nj. L., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu nga ambienti i banesës së vet, një kafshë shtëpiake (qen). Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas, për veprën “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë, për të kontribuuar në mbrojtjen e kafshëve.
