Categories Sport

Flamurtari mund Vorën dhe rikthehet në Superiore pas 5 vitesh

Kategoria e Parë ka mbyllur sot sezonin dhe tani kemi njohur të gjitha verdiktet. Vora ka arritur të fitojë titullin kampion, ndërsa Flamurtari merr vendin e dytë, duke qenë këto dy ekipet që do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në vitin tjetër.

Ndërkohë te Besa e Kavajës ka vend për zhgënjim. Vetëm një pikë e ndan këtë skuadër nga Flamurtari i vendit të dytë dhe tani do të provojnë një rrugë shumë më të vështirë, atë të Play Off, ku në fillim duhet të mundin dy ekipe, përpara se të shkojnë në ndeshjen finale me ekipin e Superiores që do të renditet në vendin e 8.

Sot e gjithë vëmendja ishte te ndeshja Vora-Flamurtari pasi në rast barazimi apo fitore të Vorës, Flamurtari do të dilte në vendin e tretë. Por në fund vlonjatët fituan 0-1 dhe kaluan zyrtarisht në Superiore. Një detaj i bukur dhe që shihet rrallë në futboll është se pas një ndeshje kanë festuar të dy ekipet, me të drejtë. Vora ishte në festën pasi sot iu dorëzua zyrtarisht titulli kampion duke e festuar me tifozët e tyre, ndërsa në krahun tjetër, Flamurtari festoi për ngjitjen zyrtarisht në Superiore.

Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derbi mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin  tyre përballë “lagunarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME