Categories Sport

Flamurtari rregjistron një tjetër humbje përballë Vllaznisë në Vlorë

Flamurtari rregjistron një tjetër humbje,përballë Vllaznisë në Vlorë,duke mbyllur fazën e parë pas 9 ndeshjesh me vetëm dy pikë.Një situatë e vështirë në kampin vlonjat,me trainerin Dritan Sadedini që pranon pas ndeshjes se situata mbetet problematike, por duhet vijuar dhe besuar.Ndërsa nuk i nguron të shënjestrojë edhe gjyqtarët që sipas tij ndikuan edhe në zhvilimin e takimit në Vlorë ndaj Vllaznisë.Traineri i Vllaznisë Mirsad Jonuz pranon se besonte tek Fitorja në Vlorë, pavarisht se sipas tij Flamurtari ka kualitete.Por nuk nguron që pas kësaj fitoreje të ekipit të tij në Vlorë të besojë edhe tek europa,ndërsa të ashpra fjalët e tij kur deklaron se edhe pse është mbyllur vetëm faza e parë,Flamurtari dhe bashkë me të edhe Luftëtari e kanë mbyllur historinë me kategorinë superiore për këtë sezon, Arsid Kruaj ka shënuar golin e parë të Vllaznisëndërsa ishte një nga ish-ët e shumtë në fushë,duke pranuar se fitorja ishte e merituar dhe është ndjerë mjaft mirë në Vlorë,aty ku ka një të kaluar me ngjyrat e Flamurtarit, Vllaznia ngjitet në kuotën e 15 pikëve,ndërsa Flamurtari mbetet me dy pikë,ku objektivi mbijetesë mbetet gjithmonë edhe më i vështirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME