Lajmi që 72-vjeçari Bajram Tusha, nga Saranda, kishte ab uzuar se ksualisht mbi një 17-vjeçare, tro nditi mbarë opinionin publik disa ditë më parë. Ndonëse vajza ak uzon të moshuarin në lidhje me këtë ngjarje, “gishti” i babait të së miturës, Vullnetit, është drejtuar nga i dashuri i së bijës, Gentian Ruçi. Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Vullneti shprehet se ka disa kohë që nuk takon vajzën, pasi ajo i ka ikur nga shtëpia. Ai pretendon se Gentiani, vajzën e ka futur në “kthetrat” e prost itucionit.
“Vajza më ka thënë që ka qenë e dashuruar me një djalë, unë atë s’e njihja. Kur filloi korona vajza na sjell djalin në shtëpi, për ta njohur. Ajo më tha që do të iki me atë, unë i thash që do ikësh vetëm nëse do të vd es unë. Ata janë njohur në shkollë. I thashë nuk ta jap vajzën, nëse don ta marrësh vajzën më sill prindërit. Ai më tha se do ta marr për dy orë dhe s’ma solli më. Më tha që s’ta sjell dot sot por nesër, ditët kalonin dhe s’ma solli. Ma ka sjell vajzën pas 15 ditësh dhe ma ka lënë vetëm gjysmë ore. Vajza thoshte nëse do ti vij, nëse jo s’vij fare. Ai ka ab uzuar shumë me vajzën. Vajzën ai e çonte nëpër shokë, i ka bërë të njëqindtat. Unë e dua, unë kaloj mirë, e dua (thoshte vajza për djalin). Nuk e kam fejuar vajzën, e ka marrë. Vajza s’ka qenë ndonjëherë në spital, kishte disa herë që më merrte në celular dhe më thoshte jam në spital. Ai e ka futur në kthetrat e pros titucionit, për ta dërguar në Itali. Unë kërkoj nga shteti të më ndihmojë vajzën. Nuk kam drejtë të takoj vajzën, nuk e di ku është vajza. Mua më kanë vr arë fëmijën psikologjikisht, nuk e di çfarë i ka bërë fëmijës tim. Dua të drejtën e vajzës, vajza mua m’u ka vr arë, shpirtërisht, psikologjikisht. Kërkoj që vajza të më bëhet mirë. Dua që ai që m’i ka bërë këtë vajzës, të marrë dë nimin e shtetit”, u shpreh Vullneti, babai i 17-vjeçares.