Categories Lajme

Flet kopshtari i Golden Resort në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë dhe…

Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Jan Prengës (proces ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doçit Funiqit), ka dëshmuar këtë të mërkurë Festim Bexhdili, një nga personat kyç të ngjarjes. Bexhdili, i cili punonte si kopshtar në kompleksin “Golden Resort” në Shijak, tregoi para gjykatës se kishte qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i momenteve pas rrëmbimit, kur në ambientet e resortit mbërritën katër persona të armatosur me një automjet luksoz.

Dëshmia e tij hodhi dritë mbi çaste dramatike, përfshirë edhe momentin kur ai pretendon se ka ndihmuar në zhvendosjen e  trupit të pajetë të Jan Prengës, nën kërcënimin e armëve. Ai tha gjithashtu se pak më vonë kishte mbërritur Altin Hajri, i cili ishte i irrituar dhe kishte kërkuar që personat të largoheshin menjëherë nga resorti.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga një mjet në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha m’u dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj.

Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën, unë shkova në shtëpi në Kavajë.”, tha Festim Bexhdili, kopshtar i Golden Resort.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME