Fluksi në portin e Vlorës, rregjistrohen 2500 persona të larguar dhe 300 automjete mes portit të Vlorës në drejtim të Italise, në këto ditë te para të muajit janar. Fluksi më i madh është rregjistruar në fundjave,me 800 persona të larguar,ndërsa këtë të martë numri i personave të larguar nga porti i Vlorës është 300 pasagjerë dhe 30 automjete. Festim Skendaj shef i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës konfirmon se fluksi i lëvizjeve ka patur një rritje në rreth 5-6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Fluksi ka startuar në datën 3 janar me rifillimin e lëvizjes së tragetit Vlorë-Brindizi këtë vit drejt Italisë. Parashikohet që fluksi i lëvizjeve në portin e Vlorës të vijojë edhe këtë javë,me një rritje të lëvizjes në fundjavë, ndërsa më pas situata pritet të rikthehet në normalitet. Ndërkohë konfirmohet se në portin e Vlorës vijohet të punohet me pesë sportele, për të evituar rradhët e gjata të pasagjereve
Categories
Lajme