Categories Lajme

Fluturon “BMW X6” nga rruga poshtë në digën e liqenit të Tiranës, ndalet nga muri anësor

Një ngjarje misterioze ka ndodhur gjatë mbrëmjes në digën e Liqenit Artificial.

Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në mesin e shëtitores mjetin luksoz tip ‘BMW’ të shkatërruar. Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar.

Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

FOTO/ Mjeti pa targa aksidentohet tek diga e Liqenit Artificial, shoferi braktis

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME