Categories Sport

FOTO/ Polonia rikthehet në lojë, ndaj Shqipërisë është një finale. Moldavia faktor në Grupin E

Pika përballë Republikës Çeke ishte e artë, kjo për vetë pozitat ku Shqipëria ndodhet në Grupin E, në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, një me pak se çekët. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë në garë me kohë të plotë për të siguruar një biletë për në “Euro2024”, jo vetëm kaq, por kanë shanse të kualifikohen edhe si kokë grupi, ky është versioni më i mirë. Në letër ky objektiv është mese i mundshëm pasi kalendari në vijim na sjell dy rivalët më të mëdhenj, Poloninë në Çekinë në “Air Albania”.

Një nga dy finalet e mëdha do të luhet pikërisht të dielën në orën 20:45. Polonia nuk vjen në kushtet më të mira, por në çdo rast është një rival që të ngjall frikë pasi kanë në dispozicion lojtarë më shumë klas. Historia ka treguar se Polonia është një makth për Shqipërinë, në 5 përballjet kemi pësuar 5 humbje. Pas pikës së marrë përballë Republikës Çeke, nëse përballë Polonisë nuk fitojmë do ishte më mirë të mos humbasim.

Edhe një pikë përballë polakëve në mban në lojë pasi më 12 tetor presim Republikën Çeke në Tiranë, ndërsa dy sfidat e fundit janë kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në shtëpi. Pikërisht Moldavia është kthyer në një pikë kyçe në këtë grup pasi moldavët i kanë marrë 3 pikë Polonisë dhe 1 pikë Çekisë, në çdo rast mbetet një rival i vështirë.

Grupi Eeeee

Për momentin, pas xhiros së katërt, Grupi E kryesohet nga Republika Çeke me 8 pikë, një më shumë se Shqipëria. Në vendin e tretë ndodhet Polonia me 6 pikë, një më pak se Moldavia, ndërsa mbyll grupin Ishujt Faroe me 1 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME