Një shpërthim tritoli tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e së hënës. Banesës së Ilir Koçiljas, i dyshuar për vrasjen e Halil Kokës, iu vu eksploziv.
Nga shpërthimi, pati dëme të shumta materiale. Në foton e mësipërme shihet se dritarja e banesës është dëmtuar, por ka edhe dëmtime në brendësi të banesës.
Jashtë banesës, ishte mbishkrimi “Endacaku vrasës”, që mendohet të jetë një mesazh për Ilir Koçiljan.

Ilir Koçilja dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje Halil Kokën, disa ditë më parë pas një konflikti që fqinjët kishin me njëri-tjetrin.
