Categories Lajme

Fouristrada godet makinën, dy policë në gjendje të rëndë

Foto ilusturese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Fier ku një fouristradë ka goditur makinën e policisë. Për pasojë dy punonjësit e policisë janë në gjendje të rëndë. Makina e policisë është e drejtorisë së Gjirokastrës.

Ende nuk dihet identiteti i dy punonjësve të policisë të cilët janë plagosur. Gjithashtu të paqarta janë dhe rrethanat në të cilët ka ndodhur ky aksident i rëndë.

Informacioni i plotë

Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50,  në rrugën  Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME