Categories Lajme

Franca dhe Gjermania zbusin kërkesat për pranimin e refugjatëve në BE

Franca dhe Gjermania kanë propozuar të enjten që qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të pranojnë refugjatë mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për shpërndarje të migrantëve.

Sipas një dokumenti që ka qarkulluar në mes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i migrantëve të jetë sërish obligim për qeveritë e bllokut mirëpo përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative të solidaritetit”.

Arritjet e migrantëve dhe refugjatëve nga Mesdheu janë nën 100,000 persona këtë vit sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mirëpo fluksi i vitit 2015 ka gjetur bllokun të papërgatitur dhe ka shtyrë qeveritë jugore dhe lindore të BE-së kundër migrimit.

Në dokument është thënë se Bashkimit Evropian i duhet një mekanizëm i duhur për të anashkaluar situatën në të cilën të gjitha qeveritë e BE-së do të kenë mundësi për të paguar përgjegjësitë e pranimit të këtyre personave.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka thënë në muajin tetor se më shumë para për zhvillimin e Afrikës mund të jenë kompromis i pranueshëm për vendet e Evropës Lindore, të cilat kanë refuzuar të pranojnë migrantë kryesisht nga shtetet myslimane.

Gjermania, Franca dhe Holanda kanë kërkuar më parë solidaritet nga të gjitha vendet e BE-së, mirëpo tani duket se për ata është më e përshtatshme skema e pagesës që ka qenë pjesë e disa propozimeve të Komisionit Evropian më 2015.

Mirëpo secila marrëveshje politike do të marrë kohë, edhe për faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Qeveria italiane kanë ndërtuar imazhin e tyre politik në politika kundër migrantëve./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME