Categories Lajme

“Fratello, tigër, o i madh…”, zbërthehet “BlackBerry”, 138 biseda në tre muaj mes Ahmetajt dhe Mërtirit

SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.

Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekspertët e laboratorit digjital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj, ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.

PJESE NGA BISEDAT

Mirel Mërtiri: Tek ‘Dreri’ jam ulur unë o la. Vonohesh?

Arben Ahmetaj: Për pak, jam akoma në mbledhje grupi.

Kohë më vonë zhvillohet tjetër bisedë mes tyre për një porosi që me sa duket Mërtiri ia kishte kryer Ahmetajt. Në episodet mes tyre, vihet re komunikimi i lirshëm, me nofka ndaj njëri-tjetrit.

Mirel Mërtiri: Fratelo, porosinë ta kreva.

Në një episod tjetër flitet po për takimin mes tyre.

Arben Ahmetaj: Tek ‘Sky’ jam. Ok, më thuaj kur e ke për mbarë.

Mirel Mërtiri: Ok, po vendose gjë, më thuaj deri nga ora 1.

Arben Ahmetaj: Është e gjithë PS në Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME