Categories Lajme

Fri ka nga koronavirusi, Italianët dynden drejt Shqipërisë: Po vijmë të bëjmë dhëmbët….

Shqiptarët që jetojnë në itali dynden të kthehen në atdhe ndërsa një nga arsyet kryesore është edhe përhapja e epidemisë së koronavirusit në vendin fqinj.

Në pikën e kalimit në Brindisi janë shënuar këto ditë radhë të gjata udhëtarësh, ndërsa Fax Neës ka mundur të udhëtoj drejt shtetit fqinj dhe të intervistojë pikërisht pasagjerët në pritje të imbarkimit për t’u nisur drejt Vlorës. Udhëtarët ankohen për vonesa të mëdha që u duhet të durojnë në terminalin e Brindisit. Ata shprehen se kanë mbi 4 orë që presin në temperatura të ulëta.

Janë Italianët ata që me tone më të ashpra dënojnë vonesat e shkaktuara në port të cilët thonë se po shkojnë në Shqipëri për shërbime dentare, ndërsa akuzojnë shtetin italian për burokracira.

“Jam nga Brindisi, po shkoj në Shqiperi, kemi 3 orë e gjysëm që po presim në të ftohtë, në 11 na thanë që do bëhet imbarkimi. Nuk është hera e parë që ndodh, mua më ka ndodhur dy herë, po na trajtojnë si dele. Është mëkat, këtu ka të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë, e tmerrshme. Po rrimë jashtë, nuk ka një vend ku të presim, ska sallon, apo një vend të mbyllur, është ftohtë, mezi po durojmë”, tha një shtetas italian.

“Kemi që në oren 11, tani është 1 e gjysëm,  të paktën sot temperaturat nuk janë aq të ftohta sa herët e tjera por sërish është shumë ftohtë. Na thonë vetëm të presim”.

“Janë të ç’organizuar, politikanët e kanë shkatërruar këtëqytetin, tani po shkatërrojnë edhe portin”.

“Kam këtu që në orën 10, shumë orë në pritje, po na paralizohen këmbët, po shkojmë në Vlorë për teë bërë dhëmbët”.

Italia Është duke përjetuar një situatë alarmi ditët e fundit sa I përket rasteve te shtuara të personave të prekur nga koronavirus. Një arsye kjo që po kthen masivisht në atdhe edhe shqiptarët që jetojne në Itali. sa I përket situatës në fjalë shqiptar por edhe italian shprehen se janë të trembur, kanë frik për vete dhe për fëmijet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME