Categories Bota

Galapagos ndalojnë fishekzjarret për këtë arsye

Autoritetet ekuadoriane të ishujve të mirënjohur në botë, Galapagos, ndaluan sot shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve, me qëllim mbrojtjen e ekosistemit unik të këtyre ishujve.

Ndalimi, që përjashton fishekzjarret që kanë vetëm dritë, por jo zhurmë, u miratua njëzëri nga këshilli qeveritar i arkipelagut. “Ekosistemet janë të prekura nga fishekzjarret, sidomos fauna e tyre unike, që mbrohet shumë nga qeveria ekuadoriane”, thuhet në deklaratën e këshillit qeveritar. “Problemet kryesore që shkaktojnë këto fishekzjarre te kafshët janë takikardia dhe sëmundje të tjera të zemrës, stresi dhe ankthi, çka ndryshon sjelljen e tyre dhe rrezikon mbijetesën e specieve”, shtonte deklarata. Në muajin prill, ishujt, rreth 130 të tillë, ndaluan edhe përdorimin e plastikave njëpërdorimshe. Galapagos vizitohen çdo vit nga rreth 200 000 turistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME