Categories Lajme, Turizëm

Gastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit

Gastronomia shqiptare është tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit. Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shtoi se gastronomia është vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare. “Gastronomia jonë, tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare, tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit”, tha Klosi. Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar. Kuzhina jonë tradicionale ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit. Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME