Categories Lajme

Gati pr.ligji për produktet me element sigurie

Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj i cili është depozituar në Kuvend, që ka për qëllim të përcaktojë rregullat për funksionimin e sistemit të cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore si dhe detyrat e kompetencat e organeve përgjegjëse.

Sipas projektligjit në fjalë, të gjitha produktet bujqësore dhe ushqimore, të cilat ofrojnë karakteristika të  veçanta tradicionale dhe vlerë të shtuar në mënyrën e prodhimit/përpunimit të tyre, do të regjistrohen si emërtime cilësie STG, EOM dhe TGJM ose skema të tjera cilësie.

Konkretisht produktet që hidhen në treg duhet të regjistrohen  dhe verifikohen paraprakisht si produkte: specialitet tradicional i garantuar (STG); Emërtim origjine i mbrojtur (EOM) dhe Tregues gjeografik i mbrojtur (TGJM). Për këtë qëllim janë parashikuar të ngrohen strukturat përkatëse dhe të ushtrohen kontrolle në terren për të verifikuar përputhshmërinë e tyre.

Qëllimi i projektligjit është për të ndihmuar prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore të reklamojnë cilësinë e produkteve të tyre te konsumatorët; për të siguruar konkurrencë të drejtë për fermerët dhe prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore me karakteristika dhe tregues të vlerës së shtuar të cilësisë; për të dhënë informacionin e nevojshëm për konsumatorin për cilësinë e këtyre produkteve dhe për të siguruar integritetin e tregut.

Ndërsa parashikohen gjoba 50-100 mijë lekë në rast të verifikimit të shkeljeve në rastet e kapjes së produkteve me këto simbole por që nuk janë në përputhje me kriteret e vendosura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME