Categories Lajme

Gazeta gjermane: Shqiptarët e pakënaqur me qeverinë nuk dalin në rrugë, shkojnë në aeroport!

Edi Rama ka ftuar në Tiranë, një grup gazetarësh gjermanë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, me qëllim për të ndihmuar në çeljen e negociatave.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët kanë ikur me përshtypje negative nga Shqipëria. Gazeta ‘Hannoversche Allgemeine’, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama.

“Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet”, shkruan gazeta.

Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët.

‘Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,’ shkruan gazeta.

“Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Europë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë. Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve europiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54 mijë shqiptarë kërkuan azil këtu.

Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME