“Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”, ky është një ndër mesazhet që Sandër Pemaj ka shkëmbyer me anëtarët e grupit të trafikantëve të drogës në Greqi.
Gazeta e përjavshme greke “Documento” ka publikuar sot një artikull lidhur me “Sky ECC” që çoi në pranga një oficer grek, i cili ka shërbyer më parë tek Anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.
Oficeri grek Ilia T. raportohet se komunikonte me 45-vjeçarin Sandër Pemaj, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe kontrollin nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.
Në artikull zbardhen detaje dhe mesazhet mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.
Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë çështje) dhe një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.
Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës
Sandër Pemaj: Të jap fjalën
1. G: Makar ore vëllai im
Sandër Pemaj: Do duhen edhe cunat për mbulim
1. G: Dhe Marusin dhe shokun
2. G: Ata janë me ne vellëa në gjithçka
Ata komunikojnë edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.
1. G: Cfarë është ky?
Sandër Pemaj: Polic
Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)
Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)
Sandër Pemaj: Është i tij
Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)
Sandër Pemaj: 11 shtator
Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë
1. G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T)
2. G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)
Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë
dhe biseda vijon…
Sandër Pemaj: O tiransi
Sandër Pemaj: E mban mënd
Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin
1. G: Të shkurtrin nga Menidhi?
2. G: Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.
Sandër Pemaj ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte dhe Pemaj, i cili plagosi disa efektivë grekë të cilët i vranë para syve mikun e tij. Në vitin 2010 ai pati një tjetër përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi me arrestimin e tij.
Shqiptari u lirua 5 vite më vonë, në vitin 2015. Por, dy vite më pas ai ra sërish në prangat e policisë greke pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës.
Ai arriti të dilte sërish nga burgu, për t’u arrestuar më pas më 20 janar të 2020, si kreu i bandës që po trafikonte 1.2 tonë kokainë, vlera e të cilës arrinte në 50 milionë euro. Aso kohe në këtë operacion u përfshi edhe DEA- amerikane dhe arritën të zbërthejnë trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme kokaine në krye të së cilës qëndronte shqiptari Sandër Pemaj.
Kokaina ishte nisur nga Shën Vinsent i Ishujve Karaibe dhe mbërriti me jaht përmes rrugës detare në qytezën greke për tu shpërndarë më pas në vende të ndryshme të Europës. Nuk dihet se kur shqiptari është liruar sërish, por ajo që është konfirmuar së fundmi është fakti se tani është arrestuar sërish dhe ndodhet në qeli.