Categories Lajme

Gazetari: Ministria e Shëndetësisë po na gënjen, kam fakte se mund të ketë më shumë

Ditën e djeshme janë konfirmnuar 34 raste të reja nga Ministria e Shëndetësisë, për të cilët u tha se shumica janë asimptomatikë, pa shenja të sëmundjes. Gazetari Erjon Skëndaj e ka quajtur një gënjeshtër këtë deklaratë të Ministrisë, pasi thotë se kjo mund të vërtetohet lehtësisht.

Ai shprehet se Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri kanë lajmëruar vazhdimisht se personat që i janë nënshtruar testit të COVID-19 janë vetëm ata që kanë shfaqur simptoma, duke ndjekur këshillat e OBSH, por ka qenë vetë OBSH që ka deklaruar se testimi duhet të jetë masiv dhe jo i reduktuar.

Gazetari thotë se ai së bashku me kolegët e tij e kanë ndjekur nga afër situatën në vijën e parë, duke intervistuar dhe pyetur shumë familjarë të personave të infektuar me COVID-19, të cilët pohojnë se nuk iu është marrë tamponi, edhe pse kanë qenë kontakte të të infektuarve.

Madje, këta familjarë kanë lëvizur lirisht, duke qenë një rrezik i madh për popullsinë, pasi mund të ishin bartës asimptomatikë të virusit.

Skëndaj shprehet se këto që thotë i ka të mbështetura me video, gjatë intervistimeve të familjarëve të të infektuarve para Spitalit Infektiv.

Statusi i plotë i gazetarit Erjon Skëndaj:

Sot jane raportuar zyrtarisht 34 raste te reja me covid 19. Nderkohe MSH nxitoi te qetesoje popullaten se te semuret jane asiptomatik, pra qe nuk kane shenja te semundjes. Nje genjeshter e madhe qe vertetohet lehtesisht si e tille. E para, vete MSH, permes grupit task force te ngritur, perfshire kryeministrin, ka lajmeruar vazhdimisht permes daljeve publike pa fund, me cdo mjet e forme te komunikimit publik, se po ndjek me perpikmeri protokollet e OBSH per kryerjen e testeve vetem per rastet qe paraqesin simptoma, (ethe, temperature, kolle, diarre, veshtiresi ne frymemarrje, etj). Madje kete keshille qe vete OBSH e hodhi poshte po vete ne fund te marsit, qeveria ne Shqiperi vazhdon ta ndjeke me fanatizem te pashoq si kunderpeshe te thirrjeve te opozites se duhen shume ne teper teste, marre shembull nga Italia, Franca, Koreja, SHBA, Gjermania, Spanja, etj. Pra Minstria e Shendetsise po pergenjeshtron ato qe vete thote nga mengjesi ne darke. E dyta, si gazetar, une dhe koleget e mi qe kemi ndjekur nga afer situaten ne vijen e pare, kemi intervistuar dhe pyetur shume familjare te rrethit te pare te te semureve me covid 19, para Infektivit, qe pohojne se nuk ju eshte bere analiza PCR, (tamponi). Madje keta te fundit kane levizur lirisht ne popullate pavaresisht rrezikut te madh se mund te ishin bartes pa simptoma, (behet fjale per te aferm te rrethit me te ngushte si nena, babai, motra, vellai, i te semureve ne infektiv). Per me teper kane qene ata qe u kane sjelle dhe vijojne tu sjellin te semureve ne spital ushqime e rroba duke vene ne rrezik infektimi ne si gazetare, punonjesit e policise qe ruajne karantinen dhe vete personelin e infektivit, edhe pse keta te fundit jane me te mirepajisur me mjete mbrojtese. Pra kjo eshte nje genjeshter e rradhes qe tregon se sa ka funksionuar i ashtequajturi hetim epidermiologjik dhe sa te besueshme jane informacionet e centralizuara te qeverise. Keto qe them i mbeshtes me video fakte(te familjareve para infektivit dhe intervista me ta).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ “Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen. Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Policia njofton se rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rimbursimi për profesionet e lira, Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin…

LEXO ME SHUME