Categories Lajme

Gjendet i pajetë i riu në qelinë e burgut, detajet e para

Një 23-vjeçar, me inicialet F.I. nga Vushtrria, është gjetur mbrëmë pa shenja jete në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nëpërmjet një njoftimi ku thuhet se i ndjeri ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, nga data 9 janar 2019.

“Në mbrëmje, përkatësisht në orën 20:15 të datës 05.09.2019 është sjellë urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi.ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete”, thuhet në një njoftim të KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNj-së, gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.

“KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e tyre. KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, reagon AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira!

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor…

LEXO ME SHUME