Nadir Gjata, pronar i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” Vlorë, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”. Nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00-04:00 e mëngjesit. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare por dyshimet e para janë se Nadir Gjata u përplas nga një makinë pasi la punën në agjencinë e tij.
Categories
Lajme
Emri\ Gjendet i pajetë pronari i agjencisë së biletarisë në Vlorë, familjarët dyshime për vrasje e grabitje
