Categories Kuriozitete

Gjërat të cilat nuk duhet ti mbani asnjëherë në makinë

Makinat janë të krijuara për të transportuar, jo për të mbajtur gjëra në të. Mbajtja e sendeve në makinë, nuk është një zgjidhje e mirë. Këto janë 9 gjërat të cilatt nuk duhet ti mbani në makinë:

  1. Ilaçet– Ilaçet, në përgjithësi, duhet të ruhen në temperaturë dhomë, por makinat rrallë mund të kenë temperaturën e dhomës.
    Nxehtësia nuk do t’i bëjë ilaçet tuaja të dëmshme, por do i bëjë jo efektive.
  2. Pajisjet elektronike-Pajisjet elektronike janë pajisje të shtrenjta, dhe janë shumë të ekspozuara ndaj vjedhjeve. Prandaj asnjëherë mos i harroni në makinë, kompjuterë, celularë, laptopë etj.
  3. Krem mbrojtës-Në mënyrë ironike, përbërësit aktivë të kremit mbrojtës prishen në nxehtësi të lartë. Duke e lënë në makinë, efekti i saj do të bie. Plus, nxehtësi mund të mundësojë dhe shpërthimin e saj.
  4. Shishe me ujë-Shishet plastike kanë kimikate, dhe të ekspozuara në diell do i çlirojnë. Më pas kimikatet do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj, për këtë arsye dritare.net sugjeron të mos mbani shishet e ujit në makinë.
  5. Çantat e krahut-Lënia e çantës ose portofolit në makinë, do të nxisë hajdutët ta vjedhin atë, edhe nëse keni mbyllur dyert dhe keni marrë gjërat e rëndësishme.
  6. Syzet-Mos i lini syzet në makinë, por dhe nëse i lini mos i vendosni në një pjesë ku mund të jenë të ekspozuara ndaj diellit. Temperaturat e larta do t’i deformojnë. Gjithashtu, xhamat tërheqin diell, që më pas ndikon negativisht në sy, kur vendosni syzet.
  7. Dokumente të rëndësishme-Nëse keni dokumente të rëndësishme që doni t’i postoni, apo janë prioritet në detyrën tuaj, bëni mirë të mos i lini në makinë. Lënia në makinë rrit rrezikun që dikush t’i vjedhë. Është më mirë t’i lini në shtëpi, nëse nuk iu duhen urgjent.
  8. Pasaportën-Asnjëherë mos e lini pasaportën në makinë, edhe nëse e keni bezdi ta mbani e vete. Vjedhja e identitetit është shumë më e lehtë të bëhet nga pasaporta.
  9. Vera-Vera është një nga pijet që nuk duhet të mbani në makinë. Nëse shishja merr shumë nxehtësi, kontaminon verën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME