Categories Lajme

Gjermani, Policia ndalon autokolonën e dasmorëve shqiptarë

Policia gjermane në Hamburg ka ndaluar në rrugë një kolonë dasmorësh shqiptarë, ndërsa pas kontrolleve u gjetën bomba tymuese, marijuanë dhe disa gëzhoja fishekësh. Mediat gjermane theksojnë se ngjarja ka ndodhur në Hamburg në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”.  Për këtë rast janë ndaluar një kolonë e gjatë prej 20 makinash.

Siç raportojnë mediat vendase, dëshmitarët kanë parë një kolonë të gjatë me makina në një dasmë shqiptare, ku veprimi i tyre ka vënë në lëvizje policinë pasi janë dëgjuar zhurma të ngjashme me të shtënat e armëve. Pasi u ndaluan për kontroll, në makina e dasmorëve shqiptarë u gjet drogë, bomba tymuese dhe një sërë gëzhoja fishekësh.

Po ashtu, policia deri tani nuk ka ofruar të dhëna nëse bëhet fjalë për armë frikësuese ose të ndonjë kalibri tjetër. Gjithsesi autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME