Categories Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, nuk heq sekuestron e kantinës së verës

Apeli i GJKKO refuzon rekursin e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka për heqjen e sekuestros nga katër prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në njoftim.

Përveç betejës penale, ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, vijon në gjykata betejën për pasurinë. Me anë të rekursit të firmosur nga vetë Koka, ai i kërkon Gjykatës së Lartë të lirojë nga sekuestro kantinën në Rashbull të Durrësit, ku rezulton pronar me 88% të aksioneve.

Ky biznes u vu në sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit dhe dy shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës. Ndërkohë pas hetimeve për rastin e Fierit, ish-ministrit iu vunë në sekuestro katër prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME