Categories Lajme

Gjysha e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori: Nuk dalim dot jashtë

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë në Pogradec ka folur për Top Channel.

Ajo tha se vajza ka folur për dy javë me drejtorin dhe ai i shkruante fjalë turpi. Sipas së moshuarës, vajza ka jetuar me ta, pasi prindërit i ka në Greqi.

“I ka shkruar çupes në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi.”

“Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë përjashta,për çupën. Shteti e di,ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë”, tha e moshuara.

 Policia ka arrestuar një 59 vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë u arrestua një ditë më parë për ngacmim të dy nxënëseve të mitura.

Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar disa javë më parë. Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbulojë në prani të psikologeve nga dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t’i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Sipas të dhënave të tjerë mësohet se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje ne telefon në orën 23:00 të natës.

Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte vazjat në klasë duke u bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori, ndërsa mësohet se koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në një muaj. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Prill 2025

Dashi Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pornografi me të mitur, 29-vjeçari nga Tirana bie në “rrjetën” e Europol

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja/ Vrasja e policit në derën e shtëpisë dyshohet e planifikuar, ekzekutimi u krye nga dy persona

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e efektivit të polici ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik iu mori jetën, identifikohen dy viktimat në Kukës

Dy persona humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kukës. Një automjet duke lëvizur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali! Studentja shqiptare gjendet e vrarë! Trupi i saj, brenda një valixheje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula,…

LEXO ME SHUME