Categories Kuriozitete

Gjyshi i 32 nipërve udhëton 8 km në ditë për një gazetë

Ahmet Ali Demirel, 84-vjeçar nga qyteza Güce në provincën verilindore turke Giresun përshkon çdo ditë në këmbë rrugën prej 8 kilometrash, në mënyrë që të lexojë gazetat. Nga shtëpia e Demirel, i cili është i apasionuar pas leximit, distanca deri te qoshku i gazetave në qendër të qytezës është katër kilometra. mDemirel, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve dhe mbesave, çdo ditë del nga shtëpia në orët e mesditës dhe ecën një orë e gjysmë për të arritur në qendër. Ai shfleton gazetat në qoshkun e vetëm në qytezën e vogël, ndërsa në prag të mbrëmjes, ai kthehet në shtëpi sërish në këmbë. Ai tregon se të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në botë, që nga fëmijëria i ndjek vetëm duke i lexuar gazetat. Demirel asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mjet i informimit, edhe pse, siç thotë, ishin përhapur edhe radio dhe televizori. “E dua leximin dhe për këtë arsye, nuk kam hequr dorë nga shprehia ime për të lexuar gazetën, përkundër zhvillimeve teknologjike. Zhvillimit brenda dhe jashtë vendit çdo ditë i ndjek nga shtypi”, thotë Demirel.

Ai tregon se qyteza ka vetëm një qoshk të gazetave dhe se për të shkuar deri atje, përshkon katër kilometra, të cilat janë të vështira. Ahmet Ali Demirel thekson se nuk ndien aspak lodhje dhe se emocioni për të shkuar të lexojë gazetat e mban atë në këmbë. Ndërkaq, djali i tij, Hüseyin Demirel, thotë se babai i tij gëzon dashuri dhe respekt të madh në Güce për shkak të shprehisë së tij për të lexuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME