Categories Lajme

Goditet banda shqiptare e drogës në Greqi, kush janë shqiptarët në hetim (Emrat)

Policia greke ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Megaron, në Athinë. Fillimisht policia ka goditur një grup shpërndarjeje në 27 qershor 2023, ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, por informacionet e policisë zbuluan se ata nuk ishin të vetmit persona që përbënin grupin kriminal. Sipas policisë greke, nën drejtimin e 30-vjeçarit shqiptar Armando Bregasi vepronte një linjë tjetër e këtij grupi.

Policia greke në tetor 2023 vuri në përgjim 3 numra celulari, prej të cilave dyshohej se kryhej shpërndarje droge. Përdorues të këtyre numrave u identifikuan Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjec. Si bashkëpunëtorë të dy shqiptarëve, hetimet zbuluan edhe emrat e shqiptarëve të tjerë: Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç, të grekut Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç, por u zbulua gjithashtu edhe veprimtaria e një shtetasi ende të paidentifikuar.

Nga hetimet rezultoi se anëtarët e këtij grupi kriminal, merren me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht sasi kokaine, me qëllim përfitime të paligjshme financiare, të cilat më pas i legalizojnë nëpërmjet bizneseve të mbajtura nga kreu i grupit dhe anëtarët kryesorë, përfshirë karburante.

Gjatë operacionit policor të kryer nga policia e Megaron në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e qenve, u kontrolluan 5 banesa të Armando dhe Kozeta Bregasit, Ardiano Xhangollarit, Manuel Toskës, Arben Memajdinit dhe Vasileios Dhiamantopoulos dhe bizneset e Armando Bregasit e Ardiano Xhangollarit. Nga kontrollet u sekuestruan 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motora. Pjesëtarët e grupit janë nën hetim nga autoritet greke, ndërsa disa prej tyre janë arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME