Categories Lajme

Gratë e PS ‘ngrejnë zërin’ për poste drejtuese: Mbledhje sa më shpejtë për të miratuar këtë ndryshim radikal

Gratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist kanë kërkuar mbledhje sa më të shpejtë të kryesisë. Me anë të një kërkese drejtuar Kryesisë së PS, ata sqarojnë se arsyeja e kësaj kërkese është që në këtë periudhë zgjedhjesh dhe organizimi të Partisë, të shtohet më shumë numri i grave në pozicionet drejtuese. Ata kërkojnë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territorin e Shqipërisë të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua, pra të ketë një barazi gjinore në drejtimin e Partisë. Edhe pse vlerësojnë faktin se në qeveri ka një numër të madh ministres femra, sërish gratë e PS-së janë të pakënaqura nga niveli i përfaqësimit të tyre në organizatat e partisë, duke thënë se vetëm 12% e grave kanë poste drejtuese dhe kjo duhet të ndryshojë.

Ndër të tjera në këtë kërkesë gratë e Partisë Socialiste sqarojnë së Partia Socialiste ka në ADN-në e saj parimin e mundësive të barabarta dhe sigurimi i shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat është pasqyra më kuptimplotë e nivelit të të jetuarit me këtë parim.

Më pas kërkesa shoqërohet edhe me bazë ligjore, ku citohen neni 3 për të siguruar demokracinë e brendshme që është kusht politik dhe moral i ekzistencës së partisë, dhe që PS garanton shanse të barabarta në përfaqësim midis grave dhe burrave. Po ashtu edhe nenin 8 ku Ps duhet të garantojë promovimin dhe konkurimin në parti përmes meritës individuale dhe përmes një procesi konkurimi transparent, të pandikuar nga faktorë të tjerë dhe larg diskriminimit.

” Gratë përbëjnë më tepër se 30% të grupit tonë Parlamentar dhe 50 % të këshilltarëve bashkiakë. Në Kryesi dhe Asamblenë Kombëtare, gratë janë më tepër se 30 % e të zgjedhurve. Këto fakte dëshmojnë se PS është një realitet i pakrahasueshëm dhe i pakonkurueshëm në vend. Por duke besuar se pas gjithë këtyre shifrave qëndron një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e një transformimi historik si ky, ne po ashtu besojmë se nuk mjafton.” thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë

Në mbyllje, gratë e Kryesisë së PS  kërkojmë diskutimin e menjëhershëm në kryesi për të miratuar këtë ndryshim radikal organizativ me dy të zgjedhur, një burrë një grua, në drejtimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste.

Kerkesa e plotë:

Të nderuar kolegë të Kryesisë,

Ne gratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist, në këtë periudhë me rëndësi për organizatën tonë, kur po përmbyllen përgatitjet për procesin e ri zgjedhor në parti, kërkojmë një mbledhje sa më të shpejtë të kryesisë. Arsyeja e kësaj kërkese, shtjellohet përmbledhtazi më poshtë.

E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në qershor 2021. Ashtu sikundër, e dimë se në stadin aktual partia ka nevojë për një energjizim të ri, një riorganizim kapilar dhe një hapje të madhe ndaj shoqërisë. Ne duam që jo vetëm të kryejmë zgjedhjet e rinovojmë mandatet e çdo niveli brenda partisë në afatet e kërkuara nga vendimi i Asamblesë Kombëtare, por edhe  të krijojmë përveç të tjerash, një bazë të re përfaqësimi të grave e vajzave në vazhdën e reformës transformuese që PS ka udhëhequr në drejtim të barazisë gjinore.

Partia Socialiste ka në ADN-në e saj parimin e mundësive të barabarta dhe sigurimi i shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat është pasqyra më kuptimpltë e nivelit të të jetuarit me këtë parim.

Siç e sanksionon statuti ynë, neni 3, për të siguruar demokracinë e brendshme që është kusht politik dhe moral i ekzistencës së partisë sonë, PS garanton shanse të barabarta në përfaqësim midis grave dhe burrave.

Po ashtu përmes statutit, neni 8, PS garanton promovimin dhe konkurimin në parti përmes meritës individuale dhe përmes një procesi konkurimi transparent, të pandikuar nga faktorë të tjerë dhe larg diskriminimit.

Programi ynë qeverisës 2017- 2021 ka një kapitull të vecantë për fuqizimin e grave dhe vajzave, ku ndër të tjera theksohet synimi për rritjen e përfaqësimit politik të grave.

Së bashku, kemi bërë shumë rrugë drejt barazisë gjinore dhe kjo përbën një motiv krenarie për çdo anëtare dhe anëtar të PS. Sot, më tepër se gjysma e ministrave jane gra, çka e ka futur qeverinë shqiptare në 5-shen e parë në botë për nivelin e barazisë gjinore.

Gratë përbëjnë më tepër se 30% të grupit tonë Parlamentar dhe 50 % të këshilltarëve bashkiakë. Në Kryesi dhe Asamblenë Kombëtare, gratë janë më tepër se 30 % e të zgjedhurve. Këto fakte dëshmojnë se PS është një realitet i pakrahasueshëm dhe i pakonkurueshëm në vend. Por duke besuar se pas gjithë këtyre shifrave qëndron një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e një transformimi historik si ky, ne po ashtu besojmë se nuk mjafton.

Organizata jonë socialiste, qeliza e organizimit tonë partiak, në tërësinë e saj, nuk e reflekton përgjithësisht këtë ndryshim historik. Madje përkundrazi, ajo mbetet një hapësirë dominante e burrave, ndërkohë që vetë rezultatet elektorale dhe pjesëmarrja e grave në votime kanë ndryshuar pozitivisht.

 Konkretisht nga analiza e fundit e viti 2018 rezulton se:

 1.  4954 OS në total vetëm 574 drejtohen nga gra (12 %)

 2.  Në Tiranë, situata është pak më mirë por gjithsesi burrat drejtojnë në mbi 80% të organizatavve – nga 663 organizata,127 ose 19 % drejtohen nga gra.

 Nga analizat rezulton se po ashtu organizata në një masë të konsiderueshme përfaqësimi familjar dhe fiktiviteti, përdoren si instrumenta pengese për të rinjtë dhe sidomos për gratë.

 Ndërkohë, pjesëmarrja e grave në zgjedhje, si dhe vota që Partia Socialiste merr nga gratë është shumë më domethënësë. Në zgjedhjet e 2017-ës si dhe në zgjedhjet e 2019-ës, sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja e grave në zgjedhje ishte respektivisht 44% dhe 44.64%. Sondazhet dhe statistikat e terrenit gjatë ditëve të votimeve, tregojnë që Partia Socialiste është partia më e mbështetur me votë nga gratë dhe me diferencë nga të tjerët. Por as kjo pjesëmarrje dhe as kjo mbështetje me potencial ende të madh rritjeje, nuk reflektohet në organizatën socialiste ku vetëm 26.2 % janë shoqe. Kjo dëshmon  se ndër të tjera, struktura e organizatës bazë ashtu siç është, nuk e ndihmon sa duhet  synimin tonë si forcë politike për t’i afruar masivisht gratë e vajzat në bazën e partisë.

 Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare u diskutua për një qasje të ndryshme dhe me efektive të organizimit të grave në parti. Në takimet që organizojmë me gratë vëmë re se edhe pse kontribuojnë sa munden në Forumin e Gruas Socialiste të Shqipërisë (FGSSH), ato anashkalohen nga jeta politike dhe organizative e strukturave tona në territore, kontributi i tyre as nuk mundësohet sa duhet e as nuk njihet si domosdoshmëri.

Risia në sekretariatin për burimet njerëzore ku nënkryetarët gra të bashkive do të shërbejnë si pika kontakti për rritjen e aksesit të grave në politikëbërjen progresiste, është domethënëse dhe nxitëse për të evoluar më tej në mendimin tonë organizativ.

Të bindura se gratë në organizatën socialiste nuk mund të vazhdojnë të mbeten si një shtojcë, por duhet të kthehen në një shtyllë e rëndësishme, njësoj si në qeveri e në grupin parlamentar, propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua. Pa pretenduar se kemi zbuluar ndonjë formulë të re apo gjetur zgjidhjen automatike për ekuilibrin e një dizekuilibri historik gjinor në organizatën bazë të familjes sonë politike, ne besojmë se duke iu referuar këtij modeli të adoptuar nga disa parti progresiste nëpër botë, do të promovojmë një ndryshim thelbësor me avantazhe të mëdha për të ardhmen e PS e të vetë vendit tonë.

 Në mbyllje, kërkojmë diskutimin e menjëhershëm në kryesi për të miratuar këtë ndryshim radikal organizativ me dy të zgjedhur, një burrë një grua, në drejtimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste.

 Duke shpresuar në mbështetjen e Kryesisë,

Anëtaret e kryesisë, gratë deputete dhe gratë ministre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Dhjetor 2024

Dashi Dielli do ju furnizojë me energji gjatë kësaj dite, e cila do të jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditen 8 baza prostitucioni në Shkodër! “Punonin” vajza nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale – nuk është çudi që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME