Categories Lajme

Greqi, arrestohet i shumëkërkuari nga Vlora. Kush është ai

Një 35-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Në pranga ka përfunduar Joni Idrizi është arrestuar në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.

Idrizi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. Policia greke bën me dije se kërkimi nga policia shqiptare është për shkak të thyerjes së një mase sigurie të vendosur nga drejtësia.

Joni Idrizi rezulton i dënuar më parë në vitin 2012 si pjesë e një grupi kriminal në Vlorë që kryente grabitje me armë në banka, kazino e karburante. Vëllai i tij Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta. Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME