Categories Lajme

“Grupet kriminale shqiptare, aktivë në trafikun e drogës dhe emigrantëve”, Europol publikon raportin: Operojnë në Europë dhe Amerikën Latine

Europol ka publikuar raportin në lidhje me rrjetet kriminale, pjesë e të cilave është edhe vendi ynë. Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës dhe trafikut të emigrantëve “Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë  nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga  më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të sofistikuara ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën”, thuhet në raport.

Sa i përket kombësive të përfshira në këto rrjete, Europol sqaron se grupet shqiptare janë në përgjithësi homogjene, me anëtarë të së njejtës kombësi, por nuk përjashtohen raste të përfshirjes së anëtarëve me kombësi belge, holandez, franceze, greke, italiane dhe serbe. Rrjetet janë aktivë në trafik droge, trafik armësh zjarri, grabitje dhe trafiku i emigrantëve. Ato operojnë në një numër të madh të vendeve anëtare të BE dhe vendet e tjera si Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e Amerikës Latine.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME