Komentatori sportiv Andin Lokaj ka çuditur të gjithë me deklaratën e tij.
I ftuar në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, Lokaj tha se nuk do ta shikojë ndeshjen Shqipëri – Islandë, sepse nuk e do më kombëtaren kuqezi, pasi tashmë ka kombëtaren e Kosovës
.“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.