Categories Lajme

Hajduti vjedh çantat dhe paratë nga makina e turistit në Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. I arrestuari rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim. Policia e Vlorës bën me dije se ka sekuestruar një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”.

Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: A. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME