Categories Lajme

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifa, shkollim falas për ata që studiojnë mësuesi

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifat e shkollimit në Universitetet e vendit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi, duke plotësuar kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në këtë profesion. Kryeministri Rama e prezantoi këtë nismë një muaj më parë, duke ofruar dhe 1 mijë dollarë bursë për studentët ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë.

Procedura e pranimit është e njëjta me vitet e kaluara, ndërsa përgatitja e dokumentacionit përkatës do të bëhet gjatë muajit dhjetor, pasi në muajin janar, para fillimit të sezonit të provimeve bëhet pagesa e tarifës së shkollës.

Nga tarifa e studimit përjashtohen studentët me aftësi të kufizuara, studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë ose të pjeshme, studentët fëmijë të policëve të rënë në detyre, fëmijët e ish-të përndjekurve politikë, dhe studentët e identifikuar si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Tarifat e studimit në Universitet shtetorore variojnë nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U përplas nga makina pak ditë më parë, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare në Itali

50-vjeçarja Amela Drini, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Tiranë, zbulohet foto e organizatores kolumbiane

Mediat kanë siguruar fotografinë e Gabriela Martinez, shtetases kolumbiane, organizatore e një rrjeti prostitucioni në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrabandonte flori për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari turk

Një 39-vjeçar nga Stambolli është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas nga furgoni në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë 4-vjeçari! Arrestohet shoferi i mjetit

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një furgon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ Aksidenti me 4 viktima në Vorë-Fushë Krujë, zbardhen dinamika e shkaqet! Vetura mund të ketë qenë me 200 km në orë, shoferit të betonieres i kishte mbaruar nafta

Zbardhet e plotë dinamika e aksidentit në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur 4…

LEXO ME SHUME