Categories Showbiz

Harrojeni Big Brother! Një djalë përballë 30 vajzave, zbulohet super emisioni me çifte i Luana Vjollcës

Pak ditë më parë, Luana Vjollca deklaroi se do të rikthehet së shpejti në ekran, me një tjetër emision. Të gjithë menduan se do t’i zinte vendin Arbana Osmanit, duke prezantuar Big Brother Albania, por revista Anabel ka zbuluar programin e ri televiziz që do të moderojë Luana, dhe në qendër të gjithë programit është një lojë mes beqarësh.

30 vajza do të vihen përballë një djali simpatik, derisa njëra prej tyre në bazë të lojës fiton një takim me të.

“Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar. Loja ndahet në tre segmente. Duke gjykuar vetëm nga pamja e burrit dhe nga një rresht informacion për të, gratë duhet të vendosin në duan ta mbajnë ndezur dritën apo duan ta fikin. Nëse e fikin, pra shprehin mospëlqim, nuk mund ta ndezin më. Në fazën tjetër, tregohet një video e beqarit që flet për cilësitë, aftësitë dhe parimet e tij. Sërish, gratë zgjedhin ta mbajnë dritën ndezur apo ta fikin. Tregohet një video tjetër e një familjari a miku të beqarit që flet për të. Gratë vendosin sërish. Nëse në fund të këtij procesi kanë mbetur më shumë se katër drita ndezur, beqari fik një prej tyre. Më pas, tre grave të mbetyra u bën një pyetje. Fik dritën e njërës. Pastaj u bën një pyetje dy grave të mbetura dhe fik dritën e njërës duke mbetur kështu me një partnere. Nëse gjatë lojës fiken të gjitha dritat, beqari largohet pa një takim,”- shkruan revista Anabel.

Ky program do të jetë një version i një loje televizive që transmetohet gjerësisht në Australi “Taken Out”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME