Categories Lajme

Helmimi i nxënësve në Bulqizë, flasin prindërit: Çfarë ndodhi

Disa nxënës janë helmuar ditën e sotme në një shkollë në Bulqizë, ku një nxënës ka hedhur sprajt me aromë. Top Channel ka folur me prindërit dhe të afërmit e të prekurve dhe mësohet se një vajzë është dërguar për në Tiranë me helikopter, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën:

Prindi 1:

Vetëm e morëm veshtë që janë helmuar nxënësit, kërkuan vëllain tim në telefon se është shofer ambulance, ka kaluar me shpejtësi jam interesuar kam shkuar tek shkolla më thanë që janë helmuar. Mora veshtë që ishin helmuar të dy fëmijët e të dy vëllezërve. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut dhe kanë kaluar nga reanimacioni në pavion. Bëhet fjalë për një gocë që është më keq.

Prindi 2:

Këto kanë qenë në pushim të gjatë, kur janë fut brenda kanë dëgjuar një erë të keqe. Ka hyrë mësuesja ka bërë mësim. Kur ka hyrë mësuesja tjetër fëmijët kanë ngël.

Njoftimi i policisë

Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME