Categories Lajme

Hëna po zvogëlohet, çfarë sjell kjo për Tokën dhe misionet e ardhshme në satelitin tonë?

Një rajon i hënës është vënë në qendër të një gare të re mes agjencive hapësinore ndërkombëtare. Kjo pasi besohet se aty mund të gjendet akull.

Interesi në polin jugor të satelitit tonë natyror arriti pikun vitin e shkuar kur misioni Chandrayaan-3 i Kinës bëri uljen e parë në zonë, vetëm disa ditë pasi një anije kozmike e Rusisë, Luna-25, u përplas teksa ndiqte të njëjtën rrugë.

NASA ka zgjedhur po këtë rajon të Hënës për t’u ulur misionin Artemis III, mision ky që mund të shënojë rikthimin e astronautëve në hënë në vitin 2026. Edhe Kina ka plane për të krijuar habitate në të ardhmen në polin jugor.

Por, një studim që financohet nga NASA ka ngritur alarmin: Teksa bërthama e hënës ftohet gradualisht dhe zvogëlohet, sipërfaqja e saj “rrudhoset”, siç ndodh me një kokërr rrushi kur thahet. Këto fenomene, sipas shkencëtarëve, krijojnë tërmete që mund të zgjasin për orë të tëra si dhe rrëshqitje të tokës.

Ashtu si pjesa më e madhe e satelitit tonë natyror, kjo zonë në polin e jugut që është aktualisht subjekt i këtij interesi kaq të madh, është e prirur drejt këtyre fenomeneve sizmike, duke u bërë kështu rrezik potencial për sondat dhe pajisjet që njerëzit mund të dërgojnë në të ardhmen në hënë.

“Nuk po e themi që të alarmojmë njeri dhe në asnjë mënyrë për të dekurajuar ekspeditat e eksplorimit në polin jugor të hënës,” u shpreh autori udhëheqës i studimit, Thomas R. Watters.

“Por, e mira është që të jemi të vetëdijshëm që hëna nuk është ky vendi beninj ku asgjë e keqe nuk ndodh,” shtoi ai.

Hëna është zvogëluar me rreth 45.72 metra në perimetër përgjatë miliona viteve të fundit, një sasi e konsiderueshme e parë në terma gjeologjikë, por këto ndryshime sipas shkencëtarëve, janë shumë të vogla për të shkaktuar ndonjë efekt madhor në tokë apo në ciklet e baticave që planeti ynë ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME