Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi 3 pikë të arta kuqezinjve. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar deklaroi:

“Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime se pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, se kemi mbas familje, motër, prindër, duhet t’i harrojmë, se sot gjithë Shqipëria, Kosova, janë krenar për ndeshjes e kemi lënë shpirtin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.

Isha shumë i lodhur dhe në pjesë të parë mora goditje te gjuri, me çau me taka hekuri, në vendin tim u fut edhe Daku, i kam veshur bluzën dhe ju bën të fala, edhe ai meritonte nga fillimi, si të gjithë që nuk kanë luajtur, nuk ka rëndësi kush ishte në fushë, rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.

Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion dhe më mirë mos e japim, u them të gjithëve shijoni këto momente, se këto vijnë vetëm një herë, sidomos për futbollistët, kemi loz para 11 vitesh, tani i mundëm përsëri në shtëpinë e tyre. Futbolli ecën shpejt dhe këto momente duhet të shfrytëzojmë të gjithë dhe të kënaqemi.

Pasi bëra gol nuk kuptova më asgjë, nuk e pashë që kisha karton. Më thanë çunat, unë festova me shqiponjë, normalisht e doja. Se ishin pankinat, se ishin tifozët, nuk është se do e bëja në tokë… ”, deklaroi Manaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shokët e skuadrës po e prisnin për ndeshje, futbollisti shqiptar bie nga kati i 8-të i restorantit

Klubi i futbollit është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario…

LEXO ME SHUME