Categories Lajme

Hetimet për inceneratorët, SPAK merr në pyetje kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi

Armando Subashi, kryetari i Bashkisë së Fierit po merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Subashi ka mbërritur në zyrat e SPAK në orën 10:30 dhe prej më shumë se tre orësh po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Pyetjet kanë të bëjnë me veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Subashi është paraqitur i vetëm dhe pa shoqërinë e një avokati. Nga ana tjetër, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët po dëshmon sot dhe Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit janë drejt fundit.

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor që është ngritur për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME