Categories Lajme

Himarë/ vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Himarë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 6”, i zhvilluar nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë.

Transportonin kundrejt fitimit, me 2 automjete, 8 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 6”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, në fshatin Lukovë, Himarë, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se me dy automjete “Range Rover” po transportoheshin emigrantë, janë vënë në ndjekje të tyre.

Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. K. dhe A. B. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Shtetasi N. K. ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke zbritur nga automjeti emigrantët që po transportonte, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Shtetasi A. B. ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte pjesën tjetër të emigrantëve dhe duke përfituar nga terreni i vështirë është larguar me shpejtësi në këmbë.

Vijon puna për kapjen e tij. 2 automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME