Një burrë në Florida është ak.uzuar për v.rasjen e bashkëshortes së tij dhe katër fëmijëve të tyre. Ai aku.zohet se i mbajti trupat në shtëpinë e tij për disa javë dhe më pas i hodhi në Gjeorgji. Trupi i Casei Jones, 32 vjeç u gjet në afërsi të Brantley Count të dielën, pasi ajo dhe tre fëmijët e saj u zhdu.kën 6 javë më parë.
Më pas autoritetet zbuluan kufomat e fëmijëve Aiyana, 1 vjeç; Mercalli Jones, 2 vjeç; Preston, 5 vjeç dhe Cameron Boëers, 10, në një zonë aty pranë, vetëm disa orë më vonë. Ndaj Michael Jones Jr., ishte lëshuar urdhër arresti për v.rasje të shkallës së dytë. Ai u arre.stua në Gjeorgji.Jones u mor në pyetje pas gjetjes së trupit të bashkëshortes dhe më pas ai e çoi policinë drejt kufomave të fëmijëve të tij.
38-vjeçari dyshohet se v.rau gruan dhe fëmijët e tij dhe i mbajti trupat e tyre në shtëpi për disa javë përpara se t’i fuste në furgon dhe të udhëtonte përtej kufirit për në Gjeorgji. Familja e Casei raportoi të humbur 32-vjeçaren dhe fëmijët vetëm të shtunën edhe pse nuk kishin dëgjuar prej tyre rreth 6 javë më parë. Nuk dihet ende shkaku apo mënyra e vr.asjes së familjes.