Categories Kuriozitete

Horoskopi 6 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Lidhja e dashurisë mund të pësojë një krizë. Motoja juaj sot duhet të jetë, “Nëse nuk ke dicka të mirë për të thënë, mos fol fare.” Kjo mund të të ‘lidhë’ gjuhën, por kjo është zgjidhja. Nëse doni të qëndroni vetëm, rrini larg vendeve ku shkojnë miqtë.

DEMI

Ju mund të kujdeseni për të tjerët më shumë se për veten. Mos sakrifikoni veten për të ndihmuar të tjerët. Ndër të tjera, është e rëndësishme të mos mendoni vetëm për veten, por të konsideroni se si do ndikojnë veprimet tuaja tek të tjerët. Vetëm kjo do ju plotësojë totalisht dhe do jeni në harmoni me veten e njerëzit që ju rrethojnë.

BINJAKËT

Jini të disiplinuar. Ruani distancën dhe mos bëni thashetheme për të tjerët. Mund të jetë kënaqësi ti shmangeni problemeve duke hyrë në jetën e dikujt tjetër, por së shpejti do të kuptoni se kjo nuk zgjidh asgjë.

GAFORRJA

Mund të thoni aq shumë gjëra gjatë ditës, sa do ti kujtoni në darkë e të pendoheni. Madje mund të ndiheni fajtorë. Mund ta parandaloni këtë nëse mendoni para se të flisni. Ju keni fuqinë të ndikoni tek të tjerët në një nivel emocional, prandaj përdoreni këtë për mirë.

LUANI

Njerëzit duan të komunikojnë me ju, por mund të mos e keni mendjen sepse e keni mendjen tek vështirësitë tuaja. Do të jeni shumë të shpërqendruar, prandaj ndaloni, mendoni dhe veproni.

VIRGJERESHA

Mund të ndjeni se nuk merrni vëmendjen që keni nevojë ose meritoni. Për këtë arsye, do ti tërhiqni “veshin” personave që doni. Kjo gjë nuk do ju ndihmojë aspak sepse askush nuk do të jetë pranë dikujt që nuk ndihet i lumtur dhe ka nevojë për dashuri gjithë kohës. Fokusohuni tek vetja para se të shprehni dicka tek të tjerët.

PESHORJA

Përpiquni të mos largoni njerëzit që duan t’ju ndihmojnë. Nëse i tregoni të tjerëve problemet që keni, mund t’ju japin zgjidhje. Por mos harroni që lumturia është përgjegjësia juaj. Do të ndiheni mirë vetëm nëse kujdeseni për veten.

AKREPI

Aftësitë e tua më të mira ju ndihmojnë që ti jepni zgjidhje situatave të parehatshme. Po ka raste që nuk dini ti përdorni sic duhet. Nëse jeni në një punë të pakëndshme, është vetëm se keni frikë të guxoni për dicka të re. Mos harroni, nëse doni përmirësim, merrni përgjegjësinë.

SHIGJETARI

Mund të ndiheni të vetmuar dhe të izoluar, sikur nuk keni askënd me kë të flisni. Madje ju duket sikur flisni me veten gjithë kohës dhe askush nuk ju dëgjon. Në fakt, nuk ka asgjë që nuk shkon me ju apo të tjerët që ju rrethojnë. Është thjesht faza që secili merret me problemet e veta dhe do të kalojë shumë shpejt.

BRICJAPI

Mos u sillni si të dëshpëruar. Ju keni tendencën që të silleni në këtë mënyrë derisa dikush ta kuptojë dhe t’ju pyesë nëse ka dicka që nuk shkon. Nëse askush nuk e vë re, ju mund të zemëroheni dhe të ndiheni sikur nuk keni miq. Kini kujdes që ta shmangni këtë pasi njerëzit janë të zënë me veten.

UJORI

 Ndiheni të frikësuar ose të trembur. Ndoshta kjo vjen sepse nuk mund të shpreheni ashtu sic dëshironi. A ju bëjnë njerëzit të ndiheni kështu apo problemi qëndron tek ndjenjat tuaja? Me shumë mundësi, e gjitha lidhet me anën tënde të brendshme, jo me të tjerët.

PESHQIT

Kini kujdes që të lini humorin e keq t’ju prishë ditën. Ndoshta nuk do të ndiheni të gëzuar dhe kjo mund të ketë një efekt dramatik te të gjithë të tjerët. Jini të vetëdijshëm për faktin se gjendja juaj shpirtërore mund të mos jetë një pasqyrim i saktë i realitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME