Categories Lajme

Kontrabandonte flori për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari turk

Një 39-vjeçar nga Stambolli është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se ky shtetas kontrabandonte sende me vlerë, flori dhe bizhuteri, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Gjatë kontrollit në automjet, këtij shtetasi i janë sekuestruar rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Po ashtu, policia njofton se ka nisur procedim penal për një 58-vjeçar, banues në Vlorë, që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Njoftimi i Policisë:

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në flagrancë shtetasi turk.

Këtij shtetasi i sekuestrohen rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu, identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B.. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kanosën njëri-tjetrin me thika dhe shkopinj druri, parandalohet në kohë ngjarja kriminale mes 2 adoleshentëve në Vlorë

Policia e Vlorës ka parandaluar në kohë një ngjarje kriminale mes të miturve. Sic njofton…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 13 shqiptarë në Spanjë, konsumi i madh i energjisë zbuloi plantacionet e kanabisit

Në Katalonjë, mafia shqiptare ka arritur të “gradohet” si lojtari kryesor në biznesin e paligjshëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorën qendrat e masazhit për prostitucion, dërgohen në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim, Mario dhe Andi Roshin, vëllezër, administratorë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 23 mars 2025

Dashi Çiftet do ia kalojnë për mrekulli sot. Jo vetëm që do dashuroheni ashtu si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Vëllai i…

LEXO ME SHUME